Ilir Gashi: Kush e financoi udhëtimin e Kurtit në Turqi?

Ilir Gashi nga PDK, sot me një postim në facebook ka pyetur, se me çfarë mjetesh ka udhëtuar Albin Kurti në Turqi, cili është sponsori i atij udhëtimi.

Ai me këtë rast, ka bërë krahasimin e udhëtimit zyrtar në mes të Kadri Veselit dhe udhëtimit të Albin Kurtit, duke ftuar mediat ta gjejnë përgjigjen.

Ja postimi i Gashit:

Kadri Veseli dhe Albin Kurti!
Kadri Veseli udhëtimin në Turqi, zyrtarisht, e ka bërë, siç e kanë bërë, deputetët e VV, dhe jo vetëm, kryetar të partive politike dhe të gjithë sipas normave dhe ligjeve në fuqi!
Po vizitën e Albin Kurtit në Turqi, kush e financoi? Sa kushtoi? A ishte financuesi i saj mbrojtësi i Osama Bin Laden? Pse aleat me armikun që e çliroi popullin e Kosovës? A bën pjesë në organizatat terroriste dhe cilat janë projeksionet e tij kundër të ardhmes të Republikës së Kosovës?!
Si pasojë e ndjesisë terroriste, a janë Moni, Arbeni dhe Vëllezërit Dehari, vetëm viktima të luksit të Albinit për pushtet absolut!?
Mediat duhet ta gjejnë përgjigjen!