Ilda Bejleri flet për pushimet luksoze

Ilda Bejleri është një moderatoret shqiptare që komentohet mjaft për jetën e saj luksoze dhe për daljet e shumta. Shumë herë, ish-imazhi i “Digitalb” është shprehur se të ardhurat e saj vijnë nga familja e saj për të cilën është shprehur se ka pasur gjithmonë të ardhura dhe prona të shumta.

Ilda Bejleri, e përfolur edhe për lidhjen me ish-deputetin Klevis Balliu, u shpreh se nuk është ‘pabukse’ dhe se mund të bëjë jetë luksi pasi është paguar shumë mirë, përcjell dosja.

Ilda shtoi më tej se të hipësh në helikopter në vitin 2019 nuk ka ndonjë çudi të madhe. Moderatorja u shpreh se gjithmonë është paguar më mirë se gazetaret e tjera, të paktën aty ku ka punuar.

“Paguhem, patjetër. Në “Digitalb” jam paguar më shumë se gazetaret e tjera. Por kjo vjen për shkak të performancës time dhe për faktin se kan qenë për 5-6 vite si imazh i “Digitalb”. Paguhem, padiskutim, s’më ka munguar ndonjëherë pagesa. Por kjo nuk ka të bëjë fare me jetën time luksoze apo tepër të ekzagjeruar.

Këtu në Shqipëri njerëzit janë mësuar që ata që dalin në televizor të jenë ‘pabuksa’, në sensin që ti ose je tepër i ekzagjeruar ose s’ke para për të jetuar.

Ndërkohë që ti s’je thjesht një njeri që del në televizor. Ti ke një familje mbrapa, një jetë dhe tradita, ose varet se çfarë i ka rënë për pjesë. Unë jam te Vetingu këtu?!

Njerëzit le të shkojnë te hipoteka dhe të shohin se çfarë kam unë dhe çfarë s’kam. Mjafton mbiemri im Bejler që është zotërinj, për të kuptuar kush jam. Unë e shpjegova edhe në Instagram që gjyshja ime ka qenë një nga tiranset e vjetra. Ajo vjen nga një familje mjaft e pasur dhe ka pasur mjaft prona. Kështu që nuk kam pse u shpjegoj njerëzve se nga më vijnë lekët e nga s’më vijnë sepse s’i kam vjedhur askujt asgjë. Fakti që hipën në helikopter në vitin 2019 s’ka ndonjë çudi të madhe,”– tha moderatorja Ilda Bejleri.

loading…