“Ilaq dhe helm” vjen nga Aida Doçi

Aida Doçi sapo ka lansuar këngën e saj të re.

Në kuadër të projekteve muzikore që po realizohen me rastin e festave të fundvitit edhe Aida Doçi publikoi këngën e re.

Ajo solli këngën me titull “Ilaq dhe helm”, të cilit ia shoqëroi edhe videon e punuar nga “MProduction”.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimin e bëri Ardian Kastrati.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri të Aida Doçit.