IKSHP: Delta variantit ia kemi ndalë turrin

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sërish ka apeluar tek qytetarët që të marrin vaksinën kundër COVID-19 dhe të respektohen masat.

Në njoftimin e IKSHPK-së mes tjerash thuhet se variantit Delta “ia kanë ndalë turrin” pavarësisht numrit record të rasteve positive që po raportohen çdo ditë.

|Delta variantit ia kemi ndal turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje duke shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët”, thuhet në njoftimin e këtij insituti.

Tutje është apeluar që të respektohen masat në mënyrë që të ulet numri i rasteve dhe viktimave.

“Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2. Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI”, thuhet tutje në njoftim.