Deputeti i VV’së, që është edhe pjesë e Qeverisë në detyrë, ka refuzuar të komentojë mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
I pyetur nga gazetari Xhemajl Rexha për këtë vendim, Peci është larguar duke thënë se herave tjera mund të diskutojnë për çështje politike.
“Jena në hyrje të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Herave tjera diskutojmë edhe për politikën”, ka thënë Peci për “Interaktiv Talks”, teksa është larguar me nxitim.







