IKD

IKD: Politika është mbi ligjin

Sundimi i ligjit vazhdon të mbetet hallka më e dobët në zinxhirin e shtet ndërtimit dhe qeverisjes në Kosovë dhe Prokuroria dhe Gjyqësori përballen me ndërhyrjen politike.

Kështu tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në tryezën “Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?”.

Ai tha se zyrtarë të lartë të shtetit nuk e deklarojnë pasurinë e tyre deri në ditën e fundit, ndërsa vendi ballafaqohet me ministra të cilët kanë aktakuza.

Miftaraj shtoi se Partitë politike vetëm me deklarata janë pro dekriminalizimit. Sipas tij, ka raste që zyrtarët paradite shkojnë në gjykatë, ndërsa, pasdite marrin vendime nëpër institucione.

Armend Zemaj nga LDK, tha se njerëzit që janë të atakuar nga ligji jo vetëm që kanë garuar, por edhe janë bërë pjesë të vendimmarrjes.

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, theksoi se përderisa gjyqësori vepron ngadalë dhe ka raste kur influencohet nga politika është vështirë që t’i lihet drejtësia atyre njerëzve.

Muharrem Nitaj nga AAK e pati një kërkesë.

Përfaqësuesi i PSD-s, Dardan Sejdiu u shpreh se Vetingu, ngushtimi i hapësirës për veprim dhe mekanizmat e matjes së performancës së gjyqësorit janë hapat që duhet të ndërmerren për funksionim të gjyqësorit.