Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e ka bërë një intervistë me faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), ku ka rrëfyer për kohën sa ishte e lënduar për 14 muaj, si dhe për lumturinë që ia ka shkaktuar fitorja e medaljes së Artë në Uzbekistan.

Kelmendi kishte qenë e lënduar, për të cilën kishte marrë një trajtim mjekësor. Për shkak të këtij lëndimi, ajo nuk kishte mundur të garonte në xhudo për plot 14 muaj. Xhudistja ka treguar se gjatë kësaj kohe, ajo nuk mund të gjente asgjë që mund ta bënte të lumtur.

Kthimin nga ky lëndim, Kelmendi e bëri më 9 nëntor të këtij të viti. Ajo në finale u përballë me Evelyne Tschopp të cilën e mundi me ippon, duke ia siguruar Kosovës kështu një medalje të artë në garën Grand Prix në Uzbekistan.