Iggy Azalea bën publike datën e lansimit të albumit të ri

Iggy Azalea ka zbuluar datën e lansimit të albumit të ri.

Iggy Azalea ka njoftuar fansat që albumi i saj i ri do të jetë shumë shpejt në duart e tyre.

Ajo përmes një njoftimi ka bërë të ditur se albumi me titull “In My Defense” do të lansohet më 18 korrik, ndërsa porosia e tyre mund të bëhet që nga 28 qershori.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Iggy Azalea është “Started”, këngë e cila mori mbi 45 milionë klikime në kanalin YouTube.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur në këtë album kjo këngëtare.