Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot edhe formalisht procedurat për iniciativën për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Kjo iniciativë u përkrahë edhe nga shumë parti tjera , por pati edhe nga ata deputetët të cilët kritikuan ashpër këtë iniciativë.

Sipas deputetit Milaim Zeka kjo iniciativë është një tallje për të gjithë ato familje të cilët kane humbur shumë familjar të tyre ne luftë.

Sipas tij ne nuk po mundemi të i bindim ndërkombëtarët për një gjë të tillë sepse sipas tij ne nuk po merremi vesh për gjëra të thjeshta e lërë për diçka të tillë.

Nga ana tjetër për Ballkani.info analistit Ramush Tahiri ka thënë se kjo nismë është e mirë, edhe pse e vonuar.

“ Është një nismë e mirë dhe e drejtë edhe pse e vonuar. Pa marrë parasysh motivet që tash i shtyjnë udhëheqësit e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë kjo është para se gjitha ligjore dhe humane pasi që kriminelët i përballë me gjykatat, krimet nuk i lë të pandëshkuar si dhe është satisfaksion për viktimat’, ka pohuar Tahiri.

Sipas tij iniciativa për formimin e tribunalit ndërkombëtar, për krime që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë respekton parimin e civilizimit dhe të sundimit të ligjit.

“ Asnjë krim nuk vjetërohet dhe nuk do të mbetet i pandëshkuar dhe se e drejta dhe dora e drejtësisë do ti arrijë herë do kurdo të gjithë ata që bënë të këqija dhe se ata nuk mund të sillen lirshëm e aq më pak të jenë nën strehën e shtetit që i nxit e i i përgatiti dhe i bëri këto ”, ka thënë Tahiri për Ballkani.info

Sidoqoftë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar përkushtimin e institucioneve për angazhim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të bëhet i pashmangshëm themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë. Ai ka theksuar se Kosova “nuk pranon heshtje dhe nuk pranon as mohim” dhe se “Serbia do të përgjigjet” për viktimat që ka shkaktuar. /Ballkani.info