Icardi kërcënon Interin

Mauro Icardi ka kërcënuar se nuk do të largohet nga Interi deri në përfundim të kontratës së tij pas dy vjetëve.

Interi konfirmoi dje se nuk do ta marrë Icardin në turin parasezonal veror, International Champions Cup, dhe se e ka kthyer atë në shtëpi për t’u stërvitur i vetëm.

Edhe pse klubi theksoi se ishte vendim i përbashkët, gazeta italiane La Repubblica pohon se sulmuesi argjentinas nuk e ka pritur mirë vendimin e klubit për ta larguar nga planet parasezonale.

“Do të qëndroj këtu për dy vjet, do ta marr pagën dhe nuk do të lëvizë nga këtu”, e citon Icardin gazeta italiane.

Një qëndrim i tillë mund t’ia prishë planet Interit për transferimin e Romelu Lukakut nga Manchester Unitedi.

loading…