Icardi do t’i qëndrojë besnik Interit

Mauro Icardi ka qenë i përfolur gjatë për një kalim në Real Madrid.

Por argjentinasi duket se nuk do të lëvizë prej Inter. Siç ka njoftuar agjentja e tij, ai është afër që të nënshkruajë kontratën e re.

Wanda Icardi që është gjithashtu bashkëshortja e futbollistit, ka shkruar në Twitter: “Është 00:30 dhe unë ende ndodhem këtu duke lexuar faqet e marrëveshjes së renovimit”.