Icardi debuton sot te PSG

Sulmuesi i ri i Paris Saint-Germain, Mauro Icardi me shumë gjasa do të debutojë sot për klubin e ri.

Ekipi francez pritet që ta fillojë ndeshjen pa Mbappen dhe Edinson Cavanin.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes që dha Thomas Tuchel, tha: “Unë e shoh atë të lumtur, nuk e di nëse ai është i gatshëm të luajë të gjitha 90 minutat. Ne do të shohim se sa ai duhet të përshtatet me lojën tonë, por ai është një lojtar vendimtar që nuk ka nevojë për shumë shanse për të shënuar”.

“Do të ketë konkurrencë totale, dhe është mirë që Icardi është një tip i pastër si Cavani, varet nga ata që të më detyrojnë t’i dërgoj në fushë së bashku ose të zgjedh një, por gjithnjë duke ruajtur bashkëpunimin. Një problem që dua të pyesim vetëm në kohën e duhur”.

loading…