Icardi afër kalimit te PSG

Mauro Icardi pritet që sot të ndahet me Interin.

Ylli argjentinas i lënë jashtë skuadrës në dy xhirot e para të sezonit të ri në Serie A pritet të gjejë një skuadër të re.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Icardi do të nënshkruajë marrëveshje të huazimit në Paris Saint-Germain, raporton “Sky Sport”.

Icardi gjatë muajve të fundit kërkohej nga Juventusi por skuadra kampione nga Serie A nuk e realizoi blerjen e tij pas mungesës së shitjeve të futbollistëve nga i njëjti repart.

Në ndërkohë, PSG ka bindur Interin dhe futbollistin për transferimin e tij në formë të huazimit në Parc des Princes.

loading…