Ibrahimoviç tallet me lojtarët e Serie A

Zlatan Ibrahimoviç është i sigurt se sikur të rikthehej tani në Serie A, do të performonte më mirë se futbollistët që lujanë momentalisht në ligën elitare italiane.

Gjatë një fjalimi pas zbulimit të statujës së tij në Malmo, sulmuesi i LA Galaxy tha se ndihet i nderuar për mirënjohjen, si dhe foli për kampionatin italian, ku kishte kaluar shumë vite gjatë karrierës së tij.

Legjenda suedeze për momentin luan në MLS dhe sot u kthye në shtëpinë e tij në Malmo për ta zbuluar statujën.

“Ndihem shumë i lumtur dhe i nderuar, sepse kjo nënkupton se unë kam lënë shenja dhe se kjo do të mbetet këtu përgjithmonë”, tha Ibrahimovic.

Ish-sulmuesi 38-vjeçar i Juventusit, Interit dhe Milani u pyet nëse do të luante përsëri në Serie A.

“Oh 100 për qind po, sepse e di se do të mund ta bëja dallimin, në Itali dhe në vendet e tjera. Do të luaja më mirë se lojtarët që janë atje tani. Kontrata më skadon në dhjetor dhe nuk e di çfarë ndodh tutje”, shtoi ai.

loading…