Ibrahimovic jep sinjale rikthimi te Milani
Zlatan Ibrahimovic i hap dyert Milanit.
Në një intervistë sulmuesi suedez nuk e ka fshehur faktin se kuqezinjtë i pëlqejnë si skuadër duke konfirmuar në një farë mënyre interesin e Milanit në drejtim të tij.
“Që Milani më pëlqen kjo nuk është një sekret. A ka interes për rikthimin tim? Nuk mund të them jo por as po”.
Një tjetër sinjal se Zlatan Ibrahimovic e mendon rikthimin te Milani.
Aktualisht Zlatan është më pushime dhe i duhet të vendosë nëse dëshiron ta vazhdojë karrierën përtej oqeanit duke rinovuar me Los Angeles apo do të rikthehet te Milani.