Ibrahim Tatlises paditet nga djali i tij

Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të famshëm në Turqi.

Ibrahim Tatlises javën e kaluar është komentuar shumë për një mosmarrëveshje me djalin e tij të madh, Ahmet.

Mediat turke raportojnë se, djali i tij Ahmeti, i cili tha se dyshonte në shëndetin mendor të babait të tij, ngriti një padi për të caktuar një kujdestar për Ibrahim Tatlıses.

Një postim në rrjetet sociale për ditën e baballarëve u bë mollë sherri mes Ibrahimit dhe djalit të tij të madh.

Ibrahim Tatlises, kishte shkruar “Babai është i dashur, ata që nuk e vlerësojnë babanë janë fëmijë te budallait”.

Ky postim u mor si deklaratë thumbues për djalin e tij Ahmet Tatlıses, me të cilin nuk ka kontakt.