“Ibra do të rrit nivelin e Serie A”

Ish CEO i Milanit, Adriano Galliani beson se Milan duhet të bëj gjithçka për ta kthyer Zlatan Ibrahimovic duke thënë se “çdo yll i këtij niveli kur vjen në Itali e rrit vlerën e ligës”.

Më herët u raportua që sulmuesi i LA Galaxy është pajtuar për një kontratë gjashtë mujore me kuqezinjtë, të cilët i kishte lënë për të kaluar në Paris Saint-Germain më 2012.

“Besoj që çdo kampion e rrit nivelin e ligës”, ka thënë Galliani, njeriu i cili e kishte shitur Ibrahimovicin kundër dëshirës së tij për Rai Radio.

“Cristiano Ronaldo e rriti menjëherë trendin për ligën italiane, Ibrahimovic do ta bëj të njëjtën”.

“Çdo yll i këtij niveli që vjen në Itali rrit vlerën e ligës. Por, i kam premtuar vetvetes që mos të flas për Milanin, edhe nëse jam tifoz i çmendur i tyre”.

“Jam i lidhur me Ibrahimovic, në ato dy sezone e fituam një skudeto, një superkupë italiane dhe ishim të dytët në sezonin tjetër”.

“Ibra është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili di ti përmirësojë edhe lojtarët rreth tij”.