I vdekuri nga koronavirusi në Prizren ishte udhëheqës i Doganës në Prizren

Gjatë ditës së sotme një 53-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Dogana e Kosovës njofton se bëhet fjalë për oficerin doganor.

“Prishtinë 23 prill 2020 sot në klinikën infektive ka ndërruar jetë oficeri doganor i cili ishte i infektuar me COVID 19. Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Nga Dogana thonë se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve.