I shton ca kile, këngëtari kosovar: Do rikthehem

Gjithmonë është vlerësuar për fizikun e tij trupor.

Por, neglizhenca në ushqim e fitnes ka bërë që Seven Saraqi t’i shtojë ca kile e t’i humbë vijat formësore në trup, shkruan Ballkani.info.

Ndonëse palestrës iu rikthye sërish, siç duket përsëri këngëtari nuk po arrin të jetë siç do ai.

Në Instastory Seveni ka hedhur një fotografi të cilës ia la një shkrim.

“Kam shtuar peshë por premtoj se do rikthehehem sërish” janë fjalët  e tij që duken mjaft motivuese./Ballkani.info/