I publikuan një lajm të rremë që ka pësuar sulm, reagon Ermal Fejzullahu

Lajmet e rreme tashmë janë bërë mjaft të pranishme dhe thuajse për secilën figurë publike.

Derisa këngëtari Ermal Fejzullahu nuk ishte i pari që ka rënë pre e këtyre lajmeve, një i tillë është bërë edhe për shëndetin e tij.

U publikua kinse ai ka pësuar një sulm të rëndë, gjersa ka bërë të ketë edhe një reagim nga artisti.

Ermal Fejzullahu (Foto: Instagram)

Fejzullahu në një postim të publikuar në rrjete sociale theksoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka ndonjë problem.

“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar ai.

Më herët, lajme kësisoj u bënë edhe për këngëtarin Nysret Muqiqi e Teuta Selimin.