I publikojnë video me rroba të njëjta, reagon ashpër Bardhi: Paratë i ndajë me prindërit e mi, jo për rroba

Reperi i njohur nga Kumanova, Bardhi është kthyer në një prej artistëve më të dashur dhe më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Megjithatë krahas famës dhe suksesit, së fundmi në rrjetin social TikTok po qarkullon një video në të cilën është komentuar veshja e tij.

Në këtë video shihet krijuesi i hitit “Betohem” me të njëjtën veshje në dy raste të ndryshme.
Dhe këtë nuk e ka pritur mirë reperi i cili ka reaguar duke e postuar të njëjtën video në llogarinë e tij në Instagram.

“Nuk do ta jetojë jetën e milionerit edhe po të jem kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem dhe flejë me një rreth të tillë”, ka shkruar ndër tjera Bardhi.
Më poshtë postimi i plotë i Bardhit:

INFO: Ti që e ke postu këtë gjë po ta bëjë qejfin, vendosa me t’i thënë do fjalë!
Mos mendo që më përul mu ose karrierën time pse e kam pas të njëjtën veshje në një emision dhe një dasmë të një shokut tim, unë nuk vij nga familje e milionerëve dhe nuk jam milioner, nuk besoj që kam dhezë prej rrobave se me një duks 10 euro në videon time të parë “Betohem” e kam pas vesh, po unë njihem për zërin tim, respektin ndaj cdo njeriu që më ka mbështetur, paratë që i fitoj normal që nuk i kam nda me ble 10.000 euro rroba, po jau kam nda nënës dhe babit për me bë ndonjë shtëpi etj, veç desha me t’u përgjigj se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar të më ofendosh se ti të paktën as fytyrën, as veshjen se ke tregu po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka gjithë të mirat e Zotit që mi ka dhuruar për me i ndihm ata, edhe një gjë mos e harro multi-milioner me qenë nuk do ta jetojë jetën e milionerit kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem e flejë me një rreth të tillë.