I mandatuari për Kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë do të rifillojë sapo të përfundojë faza emergjente në vend për shkak të pandemisë.

Këtë ai e ka konfirmuar në një intervistë për Pressing, ku ka thënë se Qeveria e tij do të ketë vullnet për dialogun.

“Dialogu do të fillojë menjëherë, sapo të kalojë këtë fazën emergjente të pandemisë, është jetike që të tregojmë vullnet për të dialoguar. Nuk mund të parashikoj rezultatin përfundimtar por unë mund të garantoj para qeverisë se kemi vullnet për të dialogu brenda kornizave”, ka thënë Hoti.

Ndër të tjera Hoti ka thënë se BE do të jetë ndërmjetësuese në bisedime, por se SHBA do të ketë një rol të fuqishëm.