I kërkoi bashkëpunim, Rina zbulon pse e ka refuzuar Taynën

Në kohën e bashkëpunimeve në skenën muzikore shqiptare sigurisht mund të na ketë shkuar në mendje një mes Taynës dhe Rinës, dy nga vajzat repere në vendin tonë.

Por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Këtë e ka zbuluar vet Rina në një intervistë për ‘’Era verë’’.

Artistja e njohur ka treguar arsyet pse e ka refuzuar Taynën për një bashkëpunim.

Sipas Rinës nuk ka qenë personalisht reperja që ka kontaktuar me të por menaxheri i saj.

Ajo u shpreh se nëse bashkëpunimi do të ishte kërkuar para dy viteve, mund ta kishte pranuar por tani ajo ka ndryshuar dhe se nuk dëshiron të shfaq urrejtje dhe ‘fake feminism’ (feminizëm fallco).

Po është kërkuar, por nuk është kërkuar personalisht nga ajo por menaxheri i saj ka kërkuar bashkëpunimin që nuk është bërë. Arsyeja është që nëse do e kishte kërkuar para dy vitesh ndoshta do të kisha pranuar, tani nuk jam më ai person, nuk po mendoj më për hate (urrejtje) apo fake feminism”– u shpreh Rina.