Për dy ditë me radhë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë është intervistuar ish- komandanti i UÇK-së, nga zona e Pashtrikut, Naser Krasniqi.
Sipas avokatit të tij, nuk dihet nëse Krasniqi është ftuar si dëshmitar apo i akuzuar.
Naser Krasniqi ka qenë i akuzuar për krime lufte edhe në rastin Kleçka ku është shpallur i pa fajshëm.
Në vitin 2011 ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij ishin ende duke pritur të dëgjojnë për orarin e gjykimit të tyre, më shumë se një muaj pasi që ishin akuzuar. Procesi ishte komplikuar tej mase pas vdekjes së dëshmitarit kryesor, ‘Dëshmitarit X’, shkruan Ballkani.info.
Aktakuza ndaj dhjetëshes së njohur ishte konfirmuar më datën 26 gusht të vitit 2011. Ajo ngarkon Fatmir Limajn dhe nëntë të tjerët me krime të luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, të dënueshme me ish-kodin penal të Jugosllavisë, ish-ligjin penal të Kosovës si dhe konventat e Gjenevës dhe protokollet e saj,
Për çfarë akuzohej Naser Krasniqi në vitin 2011?
Naser Krasniqi i njohur në luftë me nofkën ‘Bashkim Fino – ish kryeministër i Shqipërisë’ menaxhoi qendrën e paraburgimit.
I lindur më 11 tetor 1973 në Rahovec, me banim në fshatin Banjë, ka qenë pjesëtar i UÇK-së gjatë luftës i njohur me nofkën “Bashkim Fino”, ka kryer punë menaxhuese në qendrën e paraburgimit në Kleçkë. Në aktakuzë thuhet se i njëjti ka qenë udhëheqës në Qendrën e Paraburgimit në Kleçkë, ku edhe akuzohej për 6 akuza, në bashkëkryerje, për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Sipas aktakuzës së atëhershme (viti 2011) këto krime janë kryer në mes të janarit 1999 deri në mesin e qershorit 1999.
Nuk dihet nëse tash nga Gjykata Speciale Naser Krasniqi është intervistuar për rastin “Kleçka”. /Ballkani.info/







