I dehur përfundoi atje, në mëngjes e kuptoi se ishte në shtëpinë e gabuar – pronarët e befasojnë me sjelljet e tyre

Një i dehur u zgjua dhe mbeti i hutuar kur pa se gjendej në një shtëpi të panjohur, pas një mbrëmje në Glasgow.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një burrë skocez i cili kishte shkuar në shtëpinë e gabuar dhe ra në gjumë në divanin e tyre.

Ai zbulon se kishte shkuar në shtëpinë e gabuar dhe kishte rënë në gjumë në një shtrat të improvizuar – por jo para se të bënte një kafe për veten.

Por për fat të mirë të tij, pronari e shtëpisë e merr këtë punë si diçka qesharake dhe ai kalon mirë.

“Një çift më zgjoi duke më pyetur ‘kush je ti?’”, rrëfen ai përmes kamerës.

Ai vazhdon të shpjegojë se çifti që e gjeti në gjumë në divanin e tyre për fat të mirë e pa anën e qeshur të ngjarjes – dhe madje i ofroi atij një filxhan çaj dhe një cigare.