Labinot Gruda, zyrtari i Ministrisë së Financave që u arrestua nga Policia e Kosovës për vjedhjen e më shumë se 2 milionë eurove të cilat dyshohet se i ka transferuar nëpër disa llogari private, mësohet se vjen nga një familje në fshatin Komoran të Drenasit që tradicionalisht njihet si familje mbështetëse e LDK-së.
Babai i Labinot Grudës, Xhavit Gruda ka qenë pjesë e strukturave të LDK-së në Drenas, ashtu siç mund ta shihni edhe në fotografitë poshtë lajmit. Po ashtu, Blertë Xhavit Gruda, motra e Labinot Grudës, i cili para 11 viteve është punësuar në Ministrinë e Financave, në zgjedhjet e vitit 2017 ka qenë komisionere e LDK-së në qendrën e votimit në Komoran, siç mësohet nga burime Brenda KQZ-së.
Po ashtu, Blertë Xhavit Gruda edhe në zgjedhjet e fundit më 2019 sipas raporteve të KQZ-së figuron se ishte komisionere e LDK-së në të njëjtën qendër të votimit në Komoran.











