Hysni Gucati

Hysni Gucati kthehet në Kosovë

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai tashmë është rikthyer në Kosovë. Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati.

Ai thotë se “Gucati ka ardhur në Kosovë dhe i njëjti po gjendet në EULEX dhe më vonë pritet t’i bashkohet familjes”.

Dhomat e Specializuara i kishin shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ai ishte në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.