Me qëlllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe hedhjes së mbeturinave Drejtorati i Inspekcionit i Komunës së Gjilanit, ka lëshuar dy njoftime.

Sipas njoftimeve, të gjithë ata qê nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten.

Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit, tha se njoftimi i parë ka të bëjë me
ndalimin e lëshimit të ujit nga krojet nëpër oborre dhe rrugë.

Dhe njoftimi i dytê ka të bëjë ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e pêrbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme.

“Personat fizik e juridik që nuk i respektojnë këto dy vendime, do tê sanksionohen në harmoni me Rregulloren për Shërbime Publike Komunale”, tha Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit.

BONUS VIDEO| Haradinaj për Qeverinë Kurti: Më e korruptuara që ka pas ndonjëherë Kosova