Hyseni i PSD-së sulmon ministrin Vitia: Në vend të dorëheqjes, zgjodhi shefin e tij

Nëpërmjet një aksioni, PSD, kanë vendosur shirita pranë hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës.

E aty, kanë shkruar që Qeveria është në karantinë.

Ndërsa, më pas, para gazetarëve, Zgjim Hyseni, nga kjo parti ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Është e panatyrshme e hipokrite që derisa flitet për merita të gjithat i atribuohen ministrave, atij Vitia dhe Sveçla, kur flitet për përgjegjësi themi që nuk ka pasur askush direkt, nëse prej një muaj asnjëri nuk kanë qenë në punën e infermierit e policit, janë udhëheqës politik, pra edhe përgjegjësia është politike, nëse ka arsye për merita, njëjtë shkon edhe dhënia e përgjegjësisë, po ashtu mendojmë që është e rëndësishme që të monitorohet hetime e të mos kemi asnjë ndërhyrje e të jetë i pavarur, këtu besoj edhe në rolin e mediave që hetimi të jetë sa më i pavarur, për t’i hapur rrugë hetimit është e domosdoshme që dy ministrat të mos jenë në krye të ministrive, të japin dorëheqje, kanë bërë shkelje ligji”, ka thënë Hyseni