Hykmete Bajrami kundërshton qeverinë për shtesat: Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me vendime të tilla

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverinë në lidhje me programin e saj qeverisës e propozimin për ndarjen e shtesave.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ajo tha se Qeveria masat për shtesa i ka vetëm për përfitim të votave.

 “Vetëm shtesat ju kushtojnë 60 milionë euro në vit çka me masat e tjera, këto masa nuk janë sociale dhe janë në kundërshtim me vendimet tuaja të para. Janë 26 familje që jetojnë në varfëri ekstreme. Këto familje kanë marrin socialin e dyfishuar. Ndër vendimet e para që morët ju e ulët këtë shtesë. Para se me qenë shtet social duhet me qenë shtet i zhvilluar. Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me masa dhe vendime të tilla, një shtet nuk e dyfishin borxhin për masa të tilla sociale.

Asnjë institucionet financiar nuk ju jep kredi nëse ju i prezantoni këto masa”, ka deklaruar ajo.

Përndryshe ajo ka kritikuar qeverinë për mos-vaksinimin e një pjese të madhe të qytetarëve kundër virusit COVID-19, duke thënë se shtetet tjera po vaksinojnë të gjithë qytetarët mbi 16 vjeç.