Fatmir Humolli

Humolli: Ushtria e Kosovës është garanci që nuk ka mundësi ushtria serbe me u kthy

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, tha se fuqizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shndërrimi i saj në ushtri, tregon garanci për sigurinë e vendit, raporton teve1.info

Humolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, tha se zhvillimi i shpejt i FSK-së, garanton siguri për jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ai këto deklarime i bëri gjatë bisedës për “Ditën e Forcës”.

“Sa më shpejt që të bëhet tranzicioni i FSK-së në ushtri, garanton sigurinë e jetës tonë. Në qoftë se nuk zhvillohet shpejt si duhet, gjithmonë ka mundësi që politika hegjemoniste serbe me pa ëndërr që me u kthy në Kosovë. Ushtria e Kosovës është garanci që nuk ka mundësi ushtria serbe mu kthy se ushtria serbe e ka provuar me UÇK-në dhe ne e kemi provu në kohën kur ka qenë shumë e fortë ushtarakisht dhe ne kemi qenë shumë të dobët ushtarakisht, edhe nuk ka pas përballje direkt kurrë. Gjithmonë ka tentuar me na dobësuar me sulm prej largu por jo direkt. Sa herë është ballafaquar direkt me UÇK-në kanë pas humbje forcat serbe a ballafaqimi nga larg me tanksa, ka pas humbje UÇK-ja. Kurse sot pozicioni i FSK-së është shumë më i avancuar se që kemi qenë ne”, tha Humolli.

Ai tha se tani edhe armatimi që ka FSK-ja dhe pozicioni dhe organizmi i tyre është shumë më i avancuar se në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

“Zhvillimi i FSK-së është zhvillim evolutiv normal por shumë më i fuqishëm e që ka qenë më herët dhe kurdo që duhet me pa FSK-në duhet me pa në pozicionin që është në fazë të rritjes, zhvillimit por prapë forcë që e ka bazën te UÇK-ja, por edhe besimin në vetvete. Është në pozicion të mirë por gjithmonë ka hapësirë për më mirë”, u shpreh Humolli.