Hulumtimi ka treguar: Njerëzit më të lumtur jetojnë sipas këtyre parimeve!

Disa njerëz thjesht kanë më shumë fat dhe duken të lumtur dhe sikur kanë lindur nën “yllin e lumturisë”. Cili është sekreti i tyre? A lindin thjesht njerëzit të tillë apo fjala është për krijimin e lumturisë?

Studimin më komplet të kësaj çështjeje e ka bërë psikologu i njohur, Richar Veisman.

Në bestsellerin e tij “Faktori i lumturisë”, shpjegon përse disa njerëz janë të lumtur, ndërsa të tjerët jo.

Pas disa vite eksperimentesh të cilat janë bërë me pjesëmarrjen e më shumë se 400 vullnetarëve, Veisman ka ardhur deri në konkluzionin e papritur – sipas mendimit të tij, ne jemi kreatorë të lumturisë vetjake.

Nëse dëshirojmë, mundemi të bëheni dukshëm më të lumtur.

Rezultatet e hulumtimit të tij kanë treguar që lumturia nuk është ndonjë lloj superfuqie magjike. Ai konstatimi që disa njerëz janë të lindur nën yllin e lumturisë bie në ujë.

Hulumtimet e tij tregojnë që njerëzit e lumtur krijojnë lumturinë e tyre, duke u udhëhequr me këto parime:

⦁ Ata dinë të dallojnë mundësitë që i kanë në dispozicion dhe t’i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë.

⦁ Marrin vendime të mira, të udhëhequr nga intuita vetjake.

⦁ Gjithmonë mendojnë pozitivisht.

Ata na tregojnë që lumturia gjithmonë është në duart tona – natyrisht, nëse jemi të gatshëm t’i përkushtojnë vëmendje këtyre tri parimeve.

Njerëzit e lumtur nuk hezitojnë që të bisedojnë. Nuk frikësohen nga njohja e njerëzve të rinj, sepse e dinë, njerëzit e rinj gjithmonë janë mundësi të reja, ndërkaq gjasat e reja janë të mira.

Njerëzit e lumtur i shohin gjasat atje ku të tjerët nuk i vërejnë, ndërkaq kur u ndodh ndonjë pakënaqësi, nuk heqin dorë.

Reagimi i tyre gjithmonë është pozitiv dhe situatat e tilla i konsiderojnë si sfidë. Pas çdo rënie ngrihen dhe vazhdojnë edhe më fuqishëm.

loading…