Huawei do të sfidojë Google Maps me teknologjinë e saj të hartave

Huawei është duke zhvilluar një shërbim hartash sipas një raporti të ri që vjen nga agjencia shtetërore e lajmeve China Daily dhe është i dizajnuar për të konkurruar me Google Maps por në një mënyrë tjetër.

Shërbimi është destinuar për zhvilluesit e softuerit që do të thotë se aplikacionet që ofrojnë shërbime transporti mund të përdorin teknologjinë e Huawei në vend që të ndërtojnë të tyren nga e para.

Një ekzekutiv i Huawei tha për China Daily dhe shërbimi i hartave quhet Map Kit dhe u ofron zhvilluesve një sistem navigimi që mund ta përdorin në aplikacionet e tyre. Ai tha se Map Kit do të ofrojë mbështetje për hartat e bazuara në realitetin e shtuar.

Raporti jep shumë pak informacion se ku Huawei do të ofrojë shërbimin e hartave. China Daily thotë se shërbimi do të vijë si bashkëpunim me Yandex, gjigandin Rus të internetit i cili ofron harta dhe shërbime hartash.

Gjithashtu Huawei ka stacione telekomunikimi të cilët ofrojnë informacion njëlloj me atë të pozicionimit global GPS. Gjithashtu po sipas China Daily, Huawei do të bashkëpunojë me Booking duke qenë se ky i fundit përdor hartat e Google duke u bërë një prej konsumatorëve të parë.

Në shërbimin e hartave vetëm Google ka shënuar sukses. Që prej 2005 kur nisi shërbimi kompania ka investuar shuma të mëdha dhe më pas bleu Waze për 996 milionë dollarë në 2013.

Apple ka ofruar shërbimin e hartave që prej 2012 por ka qëndruar pas Google. Në fillim kompania u përpoq të përdoret një kombinim hartash të TomTom dhe OpenStreetMap.

Nokia ofroi Here Maps për disa vite përpara se ta shiste tek një konsorcium Gjerman makinash për 3 miliardë dollarë në 2015-ën. Ky shërbim hartash përdoret në Microsoft Bing Maps.

loading…