Drilon Gashi

Hoxha që bëri bujë ditë më parë: Kosova s’duhet të përfshihet në konfliktin izraelito-palestinez

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, marrë për bazë reagimet e shumta në Kosovë në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë, ka shkruar se Kosova nuk duhet të përfshihet në këtë konflikt, por duhet të bëjmë thirrje për paqe.

Sipas tij, paragjykimet seksiste, homofobe, anti-sioniste dhe madje edhe antisemite nuk na çojnë askund, por se pozicioni ynë duhet të jetë pikërisht pro-njerëzor.

“Ne si Kosovë nuk duhet të përfshihemi në këtë konflikt, por të bëjmë thirrje për paqe, sikurse njerëz paqësor të këtij globi. Duhet të jemi krenar për identitetin dhe besimet tona, por nuk duhet t’i gjykojmë gjërat mbi emocione të forta që vijnë si pasojë e fanatizmit fetar ose “tokës së shenjtë”. E vërteta, drejtësia hyjnore dhe parimet njerëzore duhet të jenë mbi çdo gjë tjetër. Pozicioni pro-njerëzor duhet të jetë mbi konfliktin izraelito-palestinez!

Përpara se të jem mysliman, unë jam qenie njerëzore, kuptojeni! Nuk mendoj që identiteti im, e posaqërisht besimi im – duhet të diktonte pikëpamjet e mia mbi Izraelin dhe Palestinën. Ndoshta zemra ime anon kah Palestina, mirëpo unë nuk e kam problem ta vizitoj as Izraelin”, ka shkruar ndër të tjera ai.