Hoxha: Në Dukagjin ka entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për t’iu bashkuar Nismës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se në rajonin e Dukagjinit ka entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Ai ka treguar për takimin që kanë zhvilluar kryetarët e degëve të Nismës të Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Klinës, Deçanit dhe Istogut me liderin Fatmir Limaj, me të cilin kanë biseduar për mobilizimin për zgjedhjet e reja.

“Në rajonin e Dukagjinit dhe gjithandej Kosovës ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për t’iu bashkuar Nismë Socialdemokrate”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë i tij:

Në rajonin e Dukagjinit ka entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate

Një takim konsultativ me kryetarin e Nismës Socialdemokrate z. Fatmir Limaj, ku ishim të pranishëm kryetarët e degëve të Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Klinës, Deçanit dhe Istogut.
Temë diskutimi ishin proceset aktuale në vend, fuqizimi edhe më i madh i Nismës Socialdemokrate në këto komuna.
I konfirmuam kryetarit Limaj se jemi të përgatitur për zgjedhjet e reja parlamentare.
Në rajonin e Dukagjinit dhe gjithandej Kosovës ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm të qytetarëve për t’iu bashkuar Nismë Socialdemokrate.
Me punën dhe angazhimin që ka treguar Nisma Socialdemokrate në qeverisjen në nivel qendror dhe lokal ka bërë që të rritet besimi i qytetarëve për Nismën Socialdemokrate.
#Me Nismën Socialdemokrate ndryshimi është i mundshëm. Ne jemi gati!

loading…