Hoxha kritikohet fort nga deputetët

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë bërë një varg kritikash ndaj ministres së Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, për mos zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që ka rezultuar me humbjen e dhjetëra miliona eurove nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Hoxha ka thënë se nuk qëndron fakti se kjo Ministri nuk ka angazhim serioz për çështjen e liberalizimit.Deputeti Ismet Beqiri nga LDK theksoi se është me rëndësi të thuhet se zgjedhjet në Parlamentin Evropian, korrupsioni dhe krimi i organizuar shuajnë shpresat se do të ketë shpejt liberalizim të vizave. “Ne kemi probleme të mëdha për sundim të ligjit dhe korrupsion.

Kjo është një pengesë që na thuhet çdo kund, se në Kosovë ka korrupsion, ka krim të organizuar. Andaj, fokusi duhet të jetë duke luftuar krimiin e organizuar dhe korrupsionin.

Sot është qesharake të dënohen të pandehurit me 20 euro ndërsa lihen të lirë milionerët e dyshimtë”, tha Beqiri.

Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate theksoi se ka pasur mjaft gënjeshtra nga pushtetarët se do të ketë viza. “Të gjithë kanë rrejt se do të bëhet liberalizimi, dhe vendimi për vizat është vendim politik dhe ka me qenë vendim politik.20 deputetë jemi me akuza dhe nuk i ngritet një deputeti aktakuza për hakmarrje politike. Organet e drejtësisë janë të zhytura na krim skajshmërisht”, tha Zeka.