“LDK”, kanë mjaftuar këto tri shkronja që deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ta thumbojë partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo pasi u zyrtarizua që Doarsa Kica-Xhelili e la Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit për Grupin Parlementar të Lidhjes Demokratike të Lumir Abdixhikut.
Këtë e konfirmoi edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Sot, Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu bashkua deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. Si politikane aktive e profesioniste e shquar, ardhja e saj në LDK është vlerë. Për këtë jemi të lumtur të gjithë”, shkruan Abdixhiku.
I pari i LDK-së tha se ish-deputetja e Listës “Guxo”. ka shumë për t’i dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës, “anëtarësisë sonë e idealeve tona të përbashkëta në rrugën e gjatë që na pret përpara”.







