Hoti takohet edhe me përfaqësues të Nismës

I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, është duke mbajtur takim me përfaqësues të Nismës Socialdemokrate, i cili është duke u mbajtur në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Hoti ishte takuar edhe me zyrtarë të AAK-së me ish-këshilltaren e Haradainajt, Meliza Haradinaj dhe sekretarin e partisë Besnik Tahiri.

Para mediave, Tahiri, tha se qeveria e re mund të krijohet javën e ardhshme.

Ai gjithashtu shtoi se nuk beson se do të kenë mosmarrëveshje rreth ndarjes së posteve me LDK-në, pasi që sipas tij, Kosova është në një gjendje të rëndë.