Hoti ngushëllon familjen e Zejnullah Grudës

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në emër të Qeverisë i ka shprehur ngushëllime familjes së Zejnullah Grudës për vdekjen e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e profesorit Gruda.

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për shkuarjen në amshim të profesorit të nderuar universitar të së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda. Në emrin tim dhe të Qeverisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, studentëve dhe bashkëpunëtorëve. Qoftë i paharruar kujtimi për jetën dhe veprën e profesorit Gruda!”, ka shkruar ai.

Gruda ishte profesor i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.