Hoti: Marrëveshja e nënshkruar sot me SHBAsiguron financim për bizneset kosovare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje, që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjellur gamën e plotë të saj të prodhimeve financiare në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar sot derivon nga ajo e 4 shtatorit.

“Derivon nga marrëveshja e 4 shtatorit, të gjithë ata që e kanë kritiku po i shohin përfitimet. Duke filluar nga pika kufitare në Merdare ku janë thjeshtësuar procedurat. Kjo marrëveshje siguron financim për bizneset kosovare”, tha Hoti.

Ai tha se kjo marrëveshja është arritje e madhe dhe hapë rrugë për nënshkrim të marrëveshjeve tjera.