Hoti: Ligj dhe Platformë për Dialog është vetëm Kushtetuta

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Ligji për dialogun dhe Platforma për dialog, që do të diskutohen nesër në Kuvend, janë dokumente absurde pa bazë kushtetuese.

“Ta kenë të qartë të gjithë se ligj dhe platformë për dialog është vetëm kushtetuta. Ndërkaq, ekip i dialogut është Qeveria legjitime”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.