NISMA Socialdemokrate

Hoti kritikon ashpër LDK-në dhe VV-në pas mospjesëmarrje në votimin e Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Enver Hoti, u ka reaguar subjekteve politike të LDK-së dhe VV-së që nuk po marrin pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Deputeti Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk ka asnjë arsyetim që e justifikon mos votimin apo mos marrjen pjesë në seancēn e Kuvendit. Është pa përgjegjësi e madhe.

Hoti përveç tjerash ka thënë të gjithë e dijm se si është gjendja në Kompleksin Meorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kjo na detyron të gjithëve të mendojmë dhe të reflektojmë.

Ja postimi i plotë i deputetit të NISMA’s Enver Hoti:

Në rendin e ditës për seancën e datës 15.10.2018, të Kuvendit tē Republikës së Kosovës janë 25 pika , në mesin e të cilave është edhe pika:

7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

Nuk duhet te gabojm sot, përsëri, për çfarë do arsye që mund të kemi si deputet apo si Grupe Parlamentare e me deshtu votimi i pikës shtatë.

Qoftë edhe si mungesë e koorumit në Kuvendin e Republikës së Kosovēs.

Nuk ka asnjë arsyetim që e justifikon mos votimin apo mos marrjen pjesë në seancēn e Kuvendit.

Është pa përgjegjësi e madhe.

Të gjithë e dijm se si është gjendja në Kompleksin Meorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kjo na detyron të gjithëve të mendojmë dhe të reflektojmë.EH.