Hoti dhe Vuçiq në aeroplan të përbashkët për Bruksel

Se si kontaktuan mes vete në Shtëpinë e Bardhë, u pa në këto pamje ekskluzive të Klan Kosova.

Por shumë  më gjatë sesa në Washington, shefave dhe anëtarëve të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, iu ra të qëndrojnë afër njëri tjetrit, në një aeroplan.

Kjo kur pas marrëveshjes ekonomike në kryeqytetin amerikan udhëtuan drejt atij evropian,  ku po mëtojnë të arrijnë atë finale, politike.

Kaq shkurt Marko Gjuriq e konfirmon udhëtimin e përbashkët, derisa flet në një takim online me diplomatë e gazetarë nga pjesë të ndryshme të botës.  Por, detaje tregon për atë që u fol në selinë e bashkimit Evropian.