Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i cili në seancën e Kuvendit që po mbahet tani e përmendi vjedhjen në Thasarin e Shtetit, për të cilën tha se janë njoftuar përmes mediave sepse nuk është bërë publike askund nga ana e Qeverisë.
Derisa Zyba e kritikonte për mostransparencë, Hoti i replikoi duke thënë se për dallim nga Qeveria Kurti, ai nuk ka marrë asnjë vendim i cili është kundërkushtetues.
“Më duhet ta them që jeni i pasaktë dhe tendencioz. Për dallim nga qeveria paraprake, unë nuk kam marrë asnjë vendim joligjor. Të gjitha vendimet janë kushtetuese. Për herë të parë në këtë qeveri është marrë vendim që çdo vendim qe merret nga një ministër apo nga qeveria, publikohet në gazetë zyrtare. Atëherë, ku ka transparencë më të madhe. Mos e devijoni diskutimin!”, tha Hoti.







