“Hot Blood” – seriali i ri kosovar më plot aksion

Kompania ASK JACK ka publikuar trilerin e “TV – Serialit” të saj më të ri me titull Hot Blood. Para një jave pjesë të këtij filmi televiziv janë dhënë premier në Cineplex në Prishtinë

Trimi, një djalë I ri, i gjendur mes një tollovie pa fajin tij, vepron për te mbrojtur moralin dhe nderin e tij dhe te shoqërisë. Me kalimin e kohës dhe gjatë meditimit fillon t’i hedhë drite komplet ngjarjes dhe pas daljes nga burgu, udhëton në kërkim te së vërtetës dhe dëshiron te vejë vete drejtësi.

Ky është pak a shumë përmbajtja e serialit dramatik “Hot Blood”, një TV-serial i rrethuar me plotë mistere, ku një djalë i ri dëshiron të arrijë deri tek e vërteta.

Kjo e bën Trimin një protagonist kryesor duke e shpirë atë herë në rrugë të ligjit e herë jashtë çdo kornize të tij. Cili është Trimi, a janë veprimet e tija të justifikueshme? A justifikohet mjeti duke ditur qëllimin? Të gjitha këto mund të zbuloni në serialin Hot Blood, që pritet të transmetohet në njërën nga platformat televizive në Kosovë.

Ngjarja e këtij seriali, në bazë të asaj që është parë në Cineplex zhvillohet në tri periudha dramatike. Nga episodi 1-3 mbledh informacione për ata të cilët e kanë fut në luftë.

https://youtube.com/watch?v=EgvnjYGTeRw%3Ffeature%3Doembed

Prej episodës 4-6 Trimi do të zbulojë ata të cilët e kanë fut në burg dhe përcillet me aksione të shumta. Tre episodet e fundit e dërgojnë Trimin në përballje finale me armiqtë e tij.

Në rolet kryesore të këtij seriali paraqiten Lirim Topalli, Veton Osmani, Vedat Haxhiislami, etj. Regjia është punuar nga Jack Tahiri kurse skenari është shkruar nga Fidan Tahiri.