Honda imiton mënyrën e shitjes së kompanisë Tesla

Koha për të pritur, në listen e parapagimeve

Shumë pak kanë menduar, se Tesla mund të zgjerohej prej prodhimit të Roadster me bazë në Lotus, në diçka që shet edhe Model S dhe Model X.

Nuk është vetëm për zgjerimin e prodhimit të makinave lektrike shumë të kompletuara, por edhe mënyrë se si i mbanë klientët afër, nëpërmjet mënyrës së shitjes dhe kërkesës për parapagim.

Të njëjtën mënyrë, e kanë imituar edhe kompanitë tjera si Volkswagen, Audi dhe BMW, që po kanë problem në lansimin e EV, po kërkojnë një pjesë të parave nga klienti, para se makina tyre të ketë hyrë në prodhim. Është koha që Honda të shfrytëzojë këtë teknikë, meqë ka hapur listën e parapagimeve, për makinën elektrike Honda e.

Kjo makinë është shfaqur në Geneva Motor Show si një koncept, ndërsa dukej se është gati për prodhim. Meqenëse banorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Norvegjisë, po paguajnë nga 800 funte parapagim për këtë makinë, po del se është gati për prodhim dhe mund të lansohet shumë shpejtë.

Kompania japoneze, kishte bërë të ditur se Honda e lansohet në pranverën e vitit 2020, ndërsa mund të ketë befasi dhe të shfqet shumë më herët.