Holanda me rekord absolut të temperaturave

Një rekord i ri i temperaturave më të larta u regjistruan sot në Holandë, me 41,7 gradë Celsius, ose e cilësuar si temperatura më e nxehtë e regjistruar në vend, ndërsa merkuri nuk kishte arritur deri më tani pragun e 40 gradëve Celsius.

Kjo temperaturë ekstreme 41,7 gradë Celsius u regjistrua rreth orës 14:15 (12:15 GMT) në Deelen, në lindje të Holandës, njoftoi Instituti Mbretëror Meteorologjik holandez (KNMI) në Twitter.Rekordi i fundit mban datën e vitit 1944, me 38,6 gradë Celsius, një vlerë që u thye sot, që mban edhe rekordin historik në vend.

loading…