Holanda fiton derbin ndaj Gjermanisë
Holanda ka fituar përballjen ndaj Gjermanisë, në një ndeshje spektakolare në Volksparkstadion të Hamburgut.
Gjashtë gola u shënuan në takimin të cilin e fitoi Holanda me rezultat prej 2 me 4.
Ishte Gnabry ai që i dha epërsinë Gjermanisë në minutën e nëntë.
Mysafirët barazuan shifrat përmes De Jongut në minutën e 59. Kurse në minutën e 66 një autogol nga Tah i dha epërsinë “Tulipanëve”.
Kroos arriti të barazojë shifrat në minutën e 73. Por, në vazhdim Holanda shënoi edhe dy herë.
Malen e Wijnaldum shënuan golat e fitores për Holandën.
Përkundër fitores Holanda mban vendin e tretë në Grupin C me 6 pikë, derisa Gjermania në të dytin ka tre pikë më tepër. E me bilanc të 100 për qind në krye të tabelës është Irlanda Veriore me 12 pikë.