Hoeness garanton përforcime te Bayerni
Pas startit zhgënjyes të sezonit nën drejtimin e trajnerit Niko Kovac, presidenti i Bayernit, Uli Hoeness ka siguruar se do të ketë përforcime në përfundim të këtij edicioni.
Duke folur në mbledhjen e përgjithshme vjetore, Hoeness zbuloi se Bayerni ka numrin më të madh në botë sa i përket të anëtarësuarve në klub me 291 mijë persona, teksa ka treguar se këtë vit kanë të ardhura rekord prej 657.4 milionë eurove.
Hoeness deklaroi se bordi drejtues është pajtuar që një pjesë e atyre parave të shpenzohen për transferime të lojtarëve gjatë afateve kalimtare në sezonin e ardhshëm.
“Vitin e ardhshëm futbollistët që janë më në moshë mund të pensionohen dhe kjo na detyron të ndërhyjmë me përforcime. Klubi ka hapësirën e nevojshme të bëjë diçka të tillë, në mënyrë që të jemi më shumë se vetëm një ndeshje për të gjithë kundërshtarët tanë, në Gjermani dhe Europë. Kjo duhet të jetë ambicia jonë”, theksoi Hoeness.
Pavarësisht sigurimit të kalimit në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues, Bayerni është pa fitore në 3 ndeshjet e fundit në Bundesliga, duke mbetur 9 pikë prapa liderit, Borussia Dortmund.
E ardhmja e trajnerit kroat, Niko Kovac është vënë në dyshim vazhdimisht, por Hoeness ka përsëritur mbështetjen e tij për 47 vjeçarin, derisa ka garantuar se lidhja mes futbollistëve dhe trajnerit është e fortë.