Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të ShFMU “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët  “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Pas nënshkrimit të kontratës kryetari Latifi  tha se kjo  shkollë është një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane dhe unë jam krenar që po fillon të realizohet tash.